Tradhtia e burrit, faj i gruas? Qytetarja: Më tradhton por nuk e lë sepse ka lekë, e kanë në gjak
Çfarë mendimi kanë shqiptarët për tradhtinë? Kur tradhton burri, a ka faj gruaja? Kjo ishte tema e rubrikës Vox Pop në emisionin "Ditë e Re" në ekranin e RTV Ora.
Në lidhje me këtë qytetarët thonë se përgjegjësia e tradhtisë i mbetet personit që e bën, e për këtë nuk ka faj partneri.
Qytetarët shprehen për mikrofonin e RTV Ora se tradhtia është virtyt i keq dhe se nëse njëri partner nuk është i lumtur, zgjidhja është ndarja dhe jo tradhtia.
Megjithatë ka dhe nga ata qytetarë që e tolerojnë tradhtinë, për hir të familjes dhe fëmijëve.
Përgjigjet e qytetarëve:
Nuk e ka fajin askush, e ka fajin burri, sepse e ka në gjak tradhtinë.
Burrat tradhtojnë se janë kafshë.
Nuk kam tradhtuar asnjëherë, nëse nuk e do më gruan ndahu. Ndahuni nëse nuk jeni të lumtur, s'keni pse tradhtoni.
Burri më tradhton gjithmonë, por unë nuk e lë sepse ka ekonomi të mirë. Mendoj se është gjenetike.
Unë e tradhtoj burrin sepse ai është i mbaruar, thjesht e mbaj sepse ka pensionin dhe më vjen zor ta lë në mes të katër rrugëve, por është me shume probleme shëndetësore.
Tradhtia nga ne çunat është fiksim i egos, sepse të gjitha femrat njësoj janë. Kur mbaron pendohesh por është një gabim i lezetshëm.
Ai që tradhton, ai është vetë maskarai. Të dy palët mund të tradhtojnë. Tradhtia virtyt i keq i njeriut. Asnjëherë nuk e kam menduar, sepse njeriu duhet të ketë nder, duhet të ketë dinjitet. Mund të ngopet syri, të kënaqesh por deri aty.
Burri është si pemë që duhet ujitur, gruaja është si kopshtare që duhet ta ujisë.
Burri të tradhton dhe nuk ke çfarë t'i bësh fare, në kohët që kanë ardhur e rëndësishme është të mbash familjen. Sot të gjithë tradhtojnë.