Dajana Shabani: Doja të bëhesha mjeke, ja si nisi rrugëtimi në televizion. Më morën dhe me thanë...
Moderatorja dhe drejtuesja e emisionit “D-Night”, në RTV Ora është shprehur se dëshira e saj ka qenë të bëhej mjeke, por gjërat morën kthesë tjetër kur ishte në moshën 20-vjeç.
E ftuar në emisionin ‘Jeto me Orën’ në RTV Ora, Shabani rrëfeu si nisi rrugëtimi i saj në televizion.
Dajana Shabani: Unë nuk kam dashur të vazhdoj për televizion kam dashur të vazhdojë për mjekësi, kam qenë një nxënëse shumë e mirë në biologji-kimi, dhe kam dashur stomatologji ose thjesht infermiere por asgjë në lidhje me televizionin. Më bie telefoni nga Besmir Metani, unë akoma 20 vjeç, thotë shiko të kanë parë drejtuesit e orës të kanë pëlqyer shumë dhe të ftojmë të bëhesh pjesë.
Shabani ka treguar se ofertën për t’u bërë pjesë e televizionin RTV Ora e mori fillimisht me shaka.
Dajana Shabani: Unë kthej një përgjigje tipike bionde, të tipit unë nuk punoj jam monument kulture, ruhem nga shteti.
