Xhoi Jakaj rrëfen rrugëtimin në Ora News, ja çfarë më tha Ndroqi në fillimet e mia

Në studion e emisionit të pasdites “Jeto me orën” në RTV Ora ditën e sotme ishte e ftuar ish drejtoresha administrative e “Ora News” Xhoi Jakaj. Ajo ndau me publikun eksperiencën e saj disa kohë parë në këtë televizion, ku u shpreh se në çdo cep të televizionit ajo ka një kujtim, emocion të veçantë.

“Çdo skutë këtu më fal emocion të veçantë, si nga dera, operatori, studio, kameramani etj. Unë këtu vija pas një eksperience nga burgu i grave dhe nuk e harroj asnjëherë kur Zoti.

“Ndroqi më thoshte nuk është më e vështirë të punosh me gazetarët sesa me burgun e grave”, u shpreh Jakaj.

Më tej, ajo tha në studio se të punosh pas kamerave është përgjegjësi e madhe.

“Unë e kam dashur shumë televizionin gjithmonë. Në vitet e para të karrierës time kur punoja si mësuese në një gjimnaz dhe pse nuk i thosha ndoshta të gjitha ata që duheshin, gjithmonë doja të dal. Por, puna pas kuintave, është shumë përgjegjësi si detyrë”, tha më tej ajo.

Ndër sfidat më të mëdha që ajo ka përjetuar në këtë televizion, ajo veçoi kohën e protestave.

 “Fillimi ka qenë shumë i vështirë, pasi çdo departament duhet të kishte një shef më vetë. Duhet të kuptosh të folurën, natyrën e çdo punonjësi të stafit. Por, periudha e protestave ka qenë shumë e frikshme, gazetarët rrinin në punë për orë të tëra, atë kohë protestat kanë qenë të frikshme”, tha ajo më tej. 

Ndërkohë, përsa i përket përfshirjes së saj në angazhimin në këtë televizion, ajo u shpreh se i ka dhënë shumë, pasi sipas saj më parë e shihte televizionin thjeshtë si një punë mes gazetarit dhe operatorit, por sot tashmë ajo u shpreh se e njeh këtë industri mediatike me detaje.  

Ajo u ndal edhe në 15 vjetorin e televizionit, ku u shpreh se “Ora News” vijon të kryej misionin e tij. 

“Ora News” e ka përmbushur më së miri misionin e saj. Përçon atë që duhet dhe në kohën e duhur tek qytetari. Unë e kam ndjekur gjithmonë këtë televizion, dhe pse asaj kohe se dija që do të bëhesha pjesë e tij.

Së fundmi, ajo foli për angazhimet e saj më të fundit.

“Po shkruaj një libër dhe një pjesë të mirë të kohës ja kushtoj qendrës time “Xhoi and Xhulia” që unë kam hapur. Ndërsa, për pjesën akademike jap mësim si pedagoge e jashtme, pasi asnjëherë nuk kam dashur të jap dorëheqje nga mësimdhënia”, përfundoi ajo.