Dajana Shabani rrëfen pse zgjodhi të flasë publikisht për divorcin
Moderatorja dhe drejtuesja e emisionit “D-Night”, ka rrëfyer se përse zgjodhi që të flasë publikisht për divorcin e saj.
E ftuar në emisionin ‘Jeto me Orë’ në RTV Ora, Shabani tha se martesa e saj nuk po funksiononte dhe se vendosi që të divorcohej nga burri I saj.
Ajo tha se nuk mund të vazhdonte të shtirej sikur gjërat ishin në rregull.
Dajana Shabani: Kanë qenë shumë vajza që më kanë mbështetur. Patjetër ka edhe mesazhe të tipit ke dashur vetë. Jemi të ndarë në dy grupe: Njeriu që thotë se martesa ime nuk funksionon, dhe njeriu që i kthehet kurrizi në darkë dhe thotë martesa ime funksionon shumë mirë. Preferoj të jem te grupi i parë. Duhet të kesh shumë guxim të ma kthesh mua kurrizin, kështu që preferoj të mbyll gjërat kur nuk shkojnë sesa të eci fallso dhe të bëjë sikur gjërat e mia shkojnë për mrekulli.
