"Nuk mund ta mbaj më këtë sekret" Rita Ora i surprizon të gjithë me lajmin e ri

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora sapo konfirmoi se di të jetë pjesë e filmit të Disney "E Bukura dhe Bisha".

Rita Ora do të ketë rolin e një personazhi i cili mbart një sektet të madje, dhe nëse mësohet do ketë ndikim në të gjithë mbretërinë ku do të zhvillohet ngjarja.

Lajmin e bëri të ditur vetë Rita Ora, nëpërmjet një postimi në Instagram ku shkruan:" Nuk mund ta mbaj më këtë sekret! Jam tejet e emocionuar të jem pjesë e kastit të “E bukura dhe Bisha”! Më kujtohet kur isha fëmijë dhe shihja këtë film së bashku më familjen time më shumë se një herë dhe menjëherë u dashurova me muzikën dhe personazhet. Edhe në ëndrrat e mia më të çmendura, nuk mund ta kisha imagjinuar se do të bëhesha pjesë e një “përralle” të tillë."

Menjëherë pa postimit vërshuan komentet nga fansat dhe adhuruesit e këngëtares të cilët e "bombarduan" me urime.

"Nuk mund ta mbaj më këtë sekret" Rita Ora i surprizon