Nxënësi po falej në shkollë, mësuesi i tërheq tapetin, i ndalon lutjen në mes

Një mësues në një shkollë në Londër ka ndaluar një nxënës 12-vjeçar të falej në ambientet e shkollës.

"Nxënësi mysliman mbeti i terrorizuar pasi mësuesi e kapi dhe e detyroi të ndalonte së faluri", shkruajnë mediet e huaja.

Raportohet se mësuesi i ka thënë 12-vjeçarit mysliman se: kështu nuk është shkollë fetare."

Për pasojë 12-vjeçari dhe shokët e tij të klasës u falën në ambientet e jashtme të shkollës.

Sipas një dëshmitari okular, mësuesi iu afrua në mëyrë agresive nxënësit, e kapi me dorë dhe i tërhoqi xhaketën, të cilën ai po e përdorte  për faljen.

Babai i 12-vjeçarit, Muhammed Tarawneh tha se u thirr nga mësuesi  atë ditë dhe i shpjegoi se dhe ai  ishte mysliman, por fëmija nuk duhet të falet në shkollë.

Familja myslimane tani  mendon ta largojë djalin nga shkolla sepse, sipas tyre i biri “po diskriminohet për shkak të fesë .”