Studim: Martesat me kushërinjtë shkaktojnë rrezik të lartë të çrregullimeve gjenetike

Edhe pse studimet tregojnë se martesa midis kushërinjve krijon rrezik të lartë të çregulimve gjenetike, në rast së çifti bën fëmijë, pakistanezët vazhdojnë të aplikojnë këtë zakon, pasi kështu ju a kërkon tradita.

Në një studim të vitit 2017, hulumtuesit gjetën më shumë se 1000 mutacione në 130 lloje të ndryshme të çrregullimeve gjenetike, që do të thotë se shumë fëmijë të lindur nga prindër kushërinj lindin me probleme gjenetike, siç është një lloj i anemisë, talasemia, çrregullimet mendore dhe zhvillim i vonuar.

Pse vazhdojnë martesat midis kushërinjve?

Eksperti shëndetësor me bazë në Karaçi, Seraj ud Daulah thotë se praktika e martesave mes kushërinjve në Pakistan  e ka gjenezën në doktrinat fetare islame.

"U kërkova klerikëve të ndihmojnë në ndërgjegjësimin për sëmundjet gjenetike, duke u kërkuar atyre t'u shpjegojnë njerëzve se si martesat e kushërinjve po kontribuojnë në rritjen e sëmundjeve gjenetike," tha Daulah për DW.

Megjithatë, ai tha se klerikët me të cilët foli refuzuan kategorikisht, duke pretenduar se martesa të tilla janë në përputhje me ligjin islamik të Sheriatit dhe traditat e Profetit Muhamed.