Tronditëse / Futbollisti abuzon me macen, pas publikimit të videos kërkon falje

Shok ka shkaktuar video që tregon futbollistin britanik, Kurt Zuma , duke rrahur macen e tij në ambientet e shtëpisë, në Londër.

Më e keqja është se e gjithë kjo skenë dhune shpaloset para syve të një fëmije të vogël, me futbollistin që qesh në mënyrë histerike.

Sipas Daily Mail, personi që ka regjistruar pamjet është vëllai i futbollistit.

Pas publikimit të videos dhe komenteve negative që futbollisti mori, ky i fundit kërkoi falje publike në gjyqin që u ngrit ndaj tij.

“Dua të kërkoj falje për veprimet e mia. Nuk ka asnjë justifikim për sjelljen time për të cilën jam sinqerisht i penduar. Dua të shpreh dhimbjen time për të gjithë ata që ndjenë neveri duke parë videon. Do të doja t'i siguroja të gjithë se macet janë në gjendje të mirë shëndetësore.  Këto kafshë janë shumë të dashura për të gjithë anëtarët e familjes sime dhe kjo sjellje nuk do të përsëritet më”, tha futbollisti i West Ham në një deklaratë në gjyqin e tij.

Kujdes video përmban kontent sensitiv