Rusia hap dyert për ish-presidentin ukrainas, Putin: I mirëpritur për të kërkuar azil

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin ka deklaruar se i kishte ofruar azil politik në Moskë, ish-presidentit të Ukrainës Petro Poroshenko.

Deklaratat, Putin i bëri gjatë një konference për mediet me presidentin e Francës, Emmanuel Macron.

Putin beson se Poroshenko është një subjekt i persekutimit politik nga presidenti aktual Volodimir Zelenski dhe se oferta për të dhe të tjerë që kanë fatin e tij është ende në tavolinë.

"Moska është e gatshme t'i ofrojë azil politik ish-presidentit të Ukrainës Petro Poroshenko dhe të tjerëve që përballen me persekutimin politik nga Kievi. Kam shprehur gatishmërinë gjithmonë se nëse do të kishte ndonjë vështirësi në të ardhmen, Rusia ishte e gatshme t'i jepte atij azil politik edhe pse ne kemi këndvështrime serioze të kundërta."

Ish-kreu i shtetit të Ukrainës, Poroshenko po përballet me akuza të rënda nga prokuroria vendase që kanë të bëjnë me tradhtinë kombëtare dhe shpërdorim detyre, për një aferë 54 milionë dollarë në lidhje me rusët.

Poroshenko, i cili ka qenë president i Ukrainës nga viti 2014 deri në vitin 2019, aktualisht ndodhet në paraburgim teksa pritet të njihet me akuzat që mund ta dënonin deri në mbi 10 vjet burg.

Paraardhësi i tij Viktor Janukoviç mori azil në Rusi pas grushtit të shtetit të shkurtit 2014 në Kiev, i cili përfundimisht çoi në zgjedhjen e Poroshenkos.