Fëmija 2-vjeçar duhet t'i nënshtrohet operacionit në zemër, prindërit nuk pranojnë gjak nga të pavaksinuarit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Shkurt 2022, 13:55
Një pacient i vogël, vetëm 2 vjeç, i cili është shtruar në spitalin "Sant'Orsola" në Bolonja të Italisë, duhet t'i nënshtrohet një operacioni urgjent, për shkak të një probleme në zemër. Por prindërit e tij, të cilët janë mohues të vaksinës 19 refuzojnë të pranojnë gjak nga dhuruesit që janë vaksinuar kundër koronavirusit .
Për këtë arsye prindërit e foshnjës po kërkojnë në internet dhurues gjaku të pavaksinuar.
Në lidhje me këtë rast, shkencëtarët italianë theksojnë se kërkesës së prindërve i mungon çdo bazë logjike.
