Burri godet me shqelm dhe rrëzon në tokë 89-vjeçaren, shikoni videon

Një burrë është filmuar nga kamerat e sigurisë duke shqelmuar një grua 89-vjeçare pa asnjë shkak ndërsa ajo po largohej shtëpia e saj në Brooklyn.

Mediat e huaja, bëjnëme dije se e moshuara kishte dalë nga shtëpia për të vizituar një të afërm, ndërkohë më pas një burrë i është afruar krejt papritur dhe e ka goditur me shqelm dhe e ka rrëzuar në kokë.

Pamjet janë publikuar nga mediat e huaja, ndërkohë policia është në kërkim të autorit.

Sipas policisë, bëhet fjalë për një burrë rreth të 30-ve dhe fton qytetarët që kushdo që ka informacione që ndihmojnë në kapjen e tij, të lajmërohen në stacionin më të afërt të policisë.

Viktima ka pësuar mavijosje në kokë dhe pjesë të ndryshme të trupit, ndërkohë pas trajtimit në spital, gjendja e saj është stabilizuar.