E gjithë bota vajtoi vdekjen e tij, futbollisti i blen shtëpi familjes së 5-vjeçarit që ra në pus

Ngjarja e 5-vjeçarit Rayan Oram, i cili qëndroi për 4 ditë i bllokuar në një pus shokoi botën. Pas shumë përpjekjeve ai u nxor i gjallë nga pusi, por për fat të keqnuk ia arriti të mbijetonte.

Ndërkohë futbollisti ndërkombëtar maroken, Abderrazak Hamdallah, është solidarizuar dhe ka shprehur dëshirën për ti blerë familjes së të voglit një shtëpi të re.

31-vjeçari, i cili ka luajtur nën drejtimin e ish-trajnerit të Anglisë, Sven-Goran Eriksson, pas një kalimi në skuadrën e Superligës kineze Guangzhou e ka bërë me dije lajmin në një postim në rrjetet sociale, ndërkohë i ka shprehur edhe ngushëllimet familjes.

 “Kemi kaluar pesë ditë shumë të largëta dhe zemrat tona janë thyer, marokenët, të gjithë arabët dhe myslimanëve, madje edhe mbarë botës. Ne lavdëruam dhe falënderuam Zotin për gjithçka që mori Rayan, dhe ai ishte më i mëshirshëm ndaj nesh dhe më meritor se ne. Me këtë pikëllim, i shpreh ngushëllimet e mia më të thella familjes së Rayanit dhe i kërkoj Zotit t’u japë atyre durim dhe ngushëllim. Kam vendosur, në emrin tim dhe të familjes sime, dhe në emër të të gjithë marokenëve dhe myslimanëve, të ndihmoj dhe t’i sjell pak gëzim familjes së Rayanit, prindërve dhe vëllezërve të tij dhe t’u jap atyre një shtëpi të pajisur plotësisht. Lusim Zotin që të na pranojë dhe ta bëjë atë në balancën e veprave të mira të të gjithë myslimanëve”.- shkruan ai.

E gjithë bota vajtoi vdekjen e tij, futbollisti i blen shtëpi familjes