Rusia transporton pajisje të shumta ushtarake në kufirin më Ukrainën, pamje të reja satelitore

Aktiviteti rus në kufirin ruso-ukrainas ka qenë intensiv ditët e fundit, siç shihet në imazhet e reja satelitore të publikuara nga CNNi.

Pamjet përshkruajnë një bazë të madhe tankesh rusë, artileri dhe forca të blinduara të tjera pranë kufirit ukrainas  i cili është zbrazur në masë të madhe, me pajisje që me sa duket janë zhvendosur shumë më afër kufirit.

Baza ndodhet në Gelnia, në juglindje të qytetit të Smolensk dhe rreth 160 milje nga kufiri me Ukrainën. Sasi të mëdha armësh u transportuan atje deri në fund të vitit 2021 - duke përfshirë rreth 700 tanke, automjete luftarake dhe lëshues raketash balistike.