Shpërthim i fuqishëm në një pallat, 4 të plagosur, pamje dramatike nga vendngjarja
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Shkurt 2022, 18:21
Katër persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një shpërthimi që ka ndodhur pasditen e stome në lagjen Uskudar të Stambollit.
Burime bëjnë me dije se si pasojë e shpërthimit është shkatërruar një pallat, por edhe banesat rreth tij.
Mësohet se shpërthimi ka ndodhur për shkak të rrjedhjes së gazit.

Autoritetet lokale kanë kërkuar evakuimin e të gjithë banesave përreth pasi ndërtesa në fjalë rrezikon të rrëzohet për shkak të dëmeve që ka pësuar.
