NATO gati për kundërpërgjigje, rreth 1300 ushtarë të Aleancës po stërviten në të ftohtë
Forcat ushtarake të NATO-s po zhvillojnë stërvitje në temperatura të ulëta dhe terrene të vështira dimërore në verilindje të Estonisë, lidhur me kundërpërgjigjen e Aleancës ndaj pushtimit të Ukrainës nga Rusia.
Stërvitja e quajtur ‘Kampi dimëror’ është ngritur 100 km nga kufiri rus, në të cilat marrin pjesë 1300 trupa britanike, estoneze dhe franceze në kushte ekstreme moti.
Stërvitja e NATO-s vjen në një kohë kur Rusia ka grumbulluar mijëra trupa në kufijtë e Ukrainës.
Kolonelët dhe rreshterët që drejtojnë stërvitjen thonë se po përgatiten për një pushtim të mundshëm nga ana e Rusisë, të cilat nuk sipas tyre nuk duhet të shihen si provokim.
"Kemi ngritur një sistem parandalimi jo-agresiv. Gjithçka që po bëjmë është brenda kornizës së NATO-s, duke qetësuar kështu edhe vendet baltike që janë afër kufirit rus."
"Ne jemi gati për çdo kërcënim, por nuk jemi këtu për të provokuar."
"Ushtria franceze dhe ajo britanike sollën tanke në Estoni, të cilat ne na mungonin. Ne mund të bashkëpunojmë për të parë se ku janë dobësitë tona."
Që pas aneksimit të Krimesë nga Rusia në vitin 2014, NATO ka dërguar një prani të shtuar ushtarake shumëkombëshe në Poloni dhe në vendet baltike.
