Më në fund, pas dy vitesh e mbyllur, Australia hap kufijtë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Shkurt 2022, 12:09
21 shkurti do të jetë për austrialiantë Dita e Lirimit, pasi qeveria njoftoi se do rihapë kufijtë për të gjithë turistët e huaj që janë plotësisht të vaksinuar kundër Covid-19, gati dy vjet pas vendosjes së masave kufizuese kundër pandemisë.
Dje, kryeministri i vendit, Scott Morrison, gjatë një konference për shtyp sqaroi se autoritetet australiane "do të rihapin kufijtë për të gjithë mbajtësit e vizave nga data 21 shkurt, duke thënë në mënyrë karakteristike: " Nëse jeni plotësisht të vaksinuar ,ju presim me padurim përsëri në Australi”.
Që nga marsi 2020, australianët nuk lejoheshin të largoheshin nga vendi, ndërsa pak vizitorë morën leje hyrjeje , sipas rrjetit britanik "BBC".
