Irritohet gazetari në transmetim live: Të mallkuar, vendosni maskat e vaksinohuni!

Videoja e një gazetari në Meksikë po bën xhiron e rrjetit pasi i ka quajtur ‘të marrë’ të gjithë ata që janë kundër vaksinimit ndaj Covid-19.

 Leonardo Schëebel i Telediario Guadalajara, gjatë një transmetimi live, ka ‘shpërthyer’ ndaj atyre që janë kundër vaksinimit, ndërsa u ka bërë thirrje qytetarëve që të mbajnë maskat kundër Covid-19.

 “Të mallkuar antivaksistë, gallatë budallenjsh. Ndaloni me budallallëqet tuaja dhe të paktën vendosni një maskë të mallkuar në fytyrë!”- ka thënë ai.