E rëndë në Greqi! 30-vjeçari shqiptar me probleme të shëndetit mendor merr peng familjarët

Një 30-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia greke për shkak se kishte marrë peng familjarët e tij.

Mediat greke bëjnë me dije se shqiptari identiteti i të cilit nuk është identifikuar ishte në gjendje të rëndë psikologjike.

Ngjarja ka ndodhur këtë mbrëmje në Pallini. Në zonë shkuan forca të shumta të policisë si dhe skuadra e specializuar në operacionet speciale të policisë greke. 

Ai mbante peng katër nga të afërmit e tij, përfshirë motrën e tij, por megjithatë fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar.

Shqiptari më pas është transportuar në një klinikë psikiatrike.