“Varreza” e rrobave në Kili, vendgrumbullimi i veshjeve të përdorura nga e gjithë bota

Rrobat e përdorura nga Europa dhe Shtete e bashkuara grumbullohen ne Kili para se te shkojnë neper tregjet e botes.

Ato qe nuk shiten digjen dhe një zgjidhje e tille sipas eksperteve ka vene ne rrezik jeten e qindra banoreve qe ndotwn nw këtë rajon.

Vendgrumbullimi i veshjeve të përdorura nga e gjithë bota

 Kjo është shkreteterira Atacama në veri të Kilit. Vendi më i thatë në botë, është kthyer gjithashtu në një “varrezë” rrobash.

Zona është e mbushur me veshje të përdorura të cilat vijnë kryesisht nga Europa dhe SHBA-ja dhe Azia,  për t'i rishitur në vend apo ne shtete te tjera të Amerikës Latine.

Por më shumë se gjysma e 60,000 tonëve rroba të importuara çdo vit përfundojnë në  shesh, duke shkaktuar pasoja të rënda për mjedisin dhe banoret vendas.

Vetëm 15% e këtyre veshjeve arrijnë të rishiten, 85% mbeten në këtë zonë e cila është kthyer në një landfill.

Fatkeqësisht, Atacama është shndërruar në vendgrumbullim te mbeturinave të botës.

Eksperet thone se ne kete menyre  kërcënohet biodiversiteti unik i zonës dhe shëndeti i qindra banorëve të cilët jetojnë gjithashtu aty pranë.

Drejtori i mjedisit në bashkinë e Alto Hospicio Edgar Ortega u shpreh se duke mos patur asnjë dispozitë ligjore deri më sot, e vetmja zgjidhje është djegia e veshjeve dhe ne kete rast ndotja e ajrit është një problem shumë i madh.

Autoritetet rajonale te mjedit shprehen se Kili është një nga vendet më të mëdha importuese të veshjeve të përdorura, në Amerikën e Jugut dhe zgjidhja e këtij problemi nuk është e thjeshtë, ndërkohë që veshjet vazhdojnë të grumbullohen.