Dënimi i ish-ministrit të Brendshëm, Sokolaj: Koka e Tahiri dy peshqit e mëdhenj për të cilët fliste Llalla
Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri është dënuar ditën e sotme me 3 vite e 4 muaj burg nga Gjykata e Posaçme e Apelit
Në lidhje me këtë Drejtori i Informacionit të RTV Ora, Trashgim Sokolaj, në një lidhje të drejtpërdrejt për Ora Neës, u shpreh se dosja që prokuroria çoi në Gjykatë kishte probleme përsa i përket akuzës së trafikimit të lëndëve narkotike.
Më tej ai tha vendimi për Tahirin ka edhe elementë politik brenda.
Trashgim Sokolaj: Pavarësisht se dosja e prokurorisë kishte probleme sa i përket akuzës së trafikimit të lëndëve narkotike, dhe grupit të strukturuar kriminal, besoj se shumëkush është koshient se Tahiri nuk ka pasur ndonjë detyrë në grupin e personave në fjalë. Nuk ka marrë pjesë në veprime konkrete. Dosja e paraqitur në Gjykatë kishte disa element që flasin për probleme në luftën e policisë në trafikun e drogës.
Nuk është i vetmi Tahiri, kemi dhe drejtorin e Vlorës që është shpallur fajtor, si dhe kemi një zinxhirë tjetër që është zinxhirë komandues i policisë në Dhërmi dhe një numër zyrtarësh të policisë së Vlorës. Vendimi për Tahirin i ka të gjithë elementë të brenda, edhe elementë politik edhe momentet që po kalon Shqipëri, edhe momentet frymën e krijuar nga reforma në Drejtësi.
Ndër të tjera ai tha se Lefter Koka dhe Saimir Tahiri janë peshqit e mëdhenj që fliste Adriatik Llalla kur ishte në detyrë.
Trashgim Sokolaj: Lefter Koka dhe Saimir Tahiri janë peshqit e mëdhenj që fliste Llalla kur ishte në detyrë.
Intervistoi Arnold Kariqi, përgatiti Anila Kolgjini.
