Tahiri priste ta çonin në burg, avokati i tij Haxhia: O Viso, çoi dy paketa tashi direkt!
Ndërkohë që ish-ministri i Brendshëm ishte duke qëndruar në GJKKO pas dënimit me 3 vite e 4 muaj burg, avokati i tij Maks Haxhia është munduar që të përkujdeset për të.
Haxhia ka qenë duke dhënë një prononcim jashtë gjykatës për gazetarët, ndërsa dëgjohet teksa thërret “O Viso, çoi dy paketa, çoi dy paketa tashi direkt”.
Edhe pse e humbi gjyqin dhe nuk e shpëtoi nga burgu, duket se avokati Haxhia është munduar që ta bëjë që të ndihet sa më rehat Tahirin.
Ditën e sotme, Gjykata e dënoi ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri vetëm për shpërdorim detyre me 5 vite burg, por me gjykim të shkurtuar arrin në 3.4 vite burgim.
Më herët kjo Gjykatë e konvertoi me shërbim prove dënimin e Tahirit, po GJKKO sot vendosi që ta hedhë poshtë këtë pikë.
Çështje ndaj Tahirit ka nisur që në vitin 2015-ën, kur akuzat e para ndaj tij ishin për bashkëpunim me vëllezërit Habilaj u bënë nga Dritan Zagani, ish-punonjës i shërbimit anti-drogë në policinë e Fierit dhe ish-polic kufitar në Vlorë.
Ai pretendonte se Tahiri kishte vënë në dispozicion të Habilajve makinën personale me targa AA 003 GB, për të kryer trafikun e drogës drejt Greqisë.
Akuza këto cilat mbështeteshin edhe nga opozita, për disa muaj. Por zhvillimet kryesore të çështjes Tahiri nisën rreth dy vite pas denoncimeve të ish-policit.
Më 11 mars 2017 – Tahiri shkarkohet si Ministër i Brendshëm, në vend të tij emërohet Fatmir Xhafaj.
Më 16 tetor të të njëjtit vit, Moisi Habilaj dhe anëtarë të tjerë të bandës arrestohen në Itali me akuzën e trafikut të narkotikëve. Në Hetimet e Prokurorisë së Katanias përmendej edhe ish-Ministrin Tahiri.
Mes përgjimeve, Habiljat deklaronin se i kishin bërë familjes së Tahirit bizhuteri me vlerë deri në 15 mijë euro.

