Rama hesht për dënimin e Tahirin: 130,326 qytetarë i janë përgjigjur Këshillimit Kombëtar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Shkurt 2022, 20:13
Edhe pse është dënuar me 3.4 vite burg një nga njerëzit më të afërt dhe ish-ministri i tij i Brendshëm, Saimir Tahiri, Edi Rama akoma nuk ka reagur lidhur me këtë gjë.
Në fakt, ai ka bërë një postim në Facebook lidhur me Këshillimin Kombëtar, duke shkruar se 130,326 qytetarë kanë dhënë përgjigjet për 12 pyetjet që adreson qeveria shqiptare.
Rama: Faleminderit! 130,326 qytetarë kanë dhënë përgjigjet për 12 pyetjet që adreson qeveria shqiptare në Këshillimin Kombëtar. 76,117 qytetarë janë përgjigjur online në https://keshillimikombetar.al. 54,209 qytetarë kanë kthyer pyetësorët e plotësuar që u kanë mbërritur në banesë me postë.

