Gafa e radhës/ Kjo që tha Luli është ‘’e pafalshme’’

Puntata e së mërkures është e dedikuar terësisht gjithë publikut që e ndjek me dëshirë dhe besnikëri të madhe.

Batutat dhe lojërat e zhvilluara e çojnë në një tjetër dimension programin dhe testojën personazhet tanë me një quiz me pyetje nga fusha të ndryshme.

I mbani mend gafat e Lulit? Nisur nga Pellazgët që i cilësoi si figura në filxhan dhe ngatërrimi i alfabetit të gjuhës shqipe. Edhe kësaj here bëri gafën e rradhës.

Pyetja ishte nga gramatika dhe kishte të bënte me gjetjen e kallëzuesit. E gjeti do të thoni ju?

Dajana: Luli se ti je e mirë në Gjuhë-Letërsi

Luli: Ahhh përsëri te Pellazgët?

Dajana: O Luli, Pellazgët janë të Historia. Gjej kryefjalën dhe kallëzuesin te fjalia “Beni shkoi në Tiranë me tren”

Luli: E thjeshtë fare. Beni është kryefjala, ndërsa kallëzuesi me tren

Genardi: JO jo jo jo me tren është kudrinor

Dajana: Megjithatë Luli nuk je keq se edhe për Pellazgët the se ishin figura

Luli: Po mirë moj figurë për figurë

D-Night një program nga Dajana Shabani nga e Hëna në të Enjte live në Rtv Ora 23:00-00:00

Për më shumë, klikoni në linkun më poshtë: