Horoskopi për muajin e dashurisë, ja çfarë parashikon astrologia Meri Gjini
Muaji shkurt sapo ka nisur dhe nuk kishte si të mungonte parashikimi mujor nga astrologia e njohur, Meri Gjini, e cila thotë në emisionin "Ditë e Re" në RTV Ora se muaji shkurt do shoqërohet me pasione të forta, sepse është muaji i Shën Valentinit.
Dashi: Kanë mundësi të bëjnë hapin e parë të zhvillimit tyre. Ky muaj është shumë i mirë për një projket optimist dhe shumë real. Pasionet nuk do të mungojnë.
Demi: Është një muaj me zhvillime të mira, stabilitet në jetën personale dhe familjare dhe ekuilibër në raportet profesionale. Do të surprizohen për mirë nga njerëzit, me të cilët do komunikojnë. Ta mendojnë dy herë premtimin, para se ta bëjnë.
Binjakët: Janë pak të paqartë në çështjet e punës, për shkak të mos organizimit. Kanë afrimitet nga njerëz që mund të kenë ndikim pozitiv në karrierë.
Gaforrja: Do ketë tensione të larat në pjesën e parë të muajit. Bëni sikur nuk i dëgjoni. Në pjesën e dytë prisni zhvillime pozitive. Mund të kërkojnë rritje rroge.
Luani: Pavarësisht se kush janë kushtet, strukturimi apo nisja e një rruge ideale do të jetë e mbarë. Larg rivalitett me të tjerët. Nuk do mungojë pasioni, do jetë shumë i plotë brenda shtëpisë.
Virgjëresha: Muaji shumë i mbarë. Duken sikur presin një telefonatë për tu bërë sebep për të udhëtuar. Por shtyjeni pak deri sa të vini në vijë gjërat e punës. Dëgjoni zërin e vetes përpara se të veproni.
Peshorja: Do vlerësoheni në punë. Ky muaj ka një dorë të mirë leku. Duket sikur ka një tendencë për tu ndeshur me persona nga e kaluara, për të cilët nuk kanë menduar se mund të kenë diçka. Të lëhtësuar për çështje që i përkasin shtëpisë.
Akrepi: Kanë 2 çështje, e para familja dhe e dyta puna. Aftësia dhe talenti që do të shpalosin për të përcjellë informacionin që duan do jetë impresionues. Do jenë liderë të aftë. Pjesa më e madhe e kohës do i dedikohet familjes, se sa punës. Ka buzëqeshje në çështjet e ekonomisë.
Shigjetari: Do t'i gëzohen shumë përmisërimit të lekëve këtë muaj. Lehtrësira në kredi dhe borxhe. Mund të gjeni veten në kerkësa borxhesh, nuk do e rekomandoja. Mos jepni borxhe ketë muaj.
Bricjapi: E nisin muajin me saktësim të projektimit profesional dhe vlerësim apo rritje rroge, apo saktësim të xhepit të tyre.
Ujori: Deri në darën 14 duhet të merren me çështjet që ka familja tyre. Pas datës 14 do kenë lirshmëri për tu shprehur dhe për të arritur ato çka duan. Do ketë përmirësim të xhepit.
Peshqit: Do ta gjejnë vetën me humor të mirë dhe pozitiv. Do nxjerrin më sipërfaqe shumë pakënaqësi dhe problematika.