SHBA ‘nuk’ do marrë pjesë në luftë/ Pentagoni: Nuk kemi ndërmend të çojmë trupa në Ukrainë

Zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby ka sqaruar deklaratën e presidentit Joe Biden të një dite më parë, ku tha se SHBA do të dërgonte 8500 trupa amerikanë në Ukrainë.

Kirbi u shpreh se nuk bëhet fjalë për të përballur ushtarët amerikanë në një betejë me ata rusë, por për dërgimin e trupave në kufijtë e Ukrainës, si forca mbështetëse të NATO-s.

"Presidenti ka qenë i qartë, ne nuk do të dërgojmë trupa amerikane për të luftuar me rusët në Ukrainë. 8,500 trupat do të shkojnë për të mbështetur aleatët tonë të NATO-s. Ne duam të sigurohemi që vendet anëtare të NATO-s e marrin seriozisht angazhimin tonë ndaj tyre. Nëse ata kanë nevoja shtesë, veçanërisht shtetet e lindjes, jemi gatshëm t’ua ofrojmë."

Deklaratat e Pentagonit janë në sinkron me ato të kreut të NATO-s Jens Stoltenberg i cili tha javën e kaluar se Aleanca nuk kishte ndërmend të dërgonte trupa në Ukrainë, por vetëm në shtetet e saj kufitare.

Sipas kjo vjen pasi Ukraina nuk është vend anëtar i NATO-s dhe nuk mund të barazohet me shtetet që bëjnë pjesë në Aleancë, ku veprohet sipas traktatit të nënshkruar nga ato.

Tensionet mes Rusisë dhe Perëndimit janë në rritje për shkak të grumbullimit të 100 mijë trupave ruse në kufirin e Ukrainës, për të cilën Moska thotë se nuk ka plan për pushtim.