Johnson:Do i them Putin të largohet nga buza e greminës
Kryeministri britanik, Boris Johnson deklaroi se do t'i thojë nëpërmjet telefonatës, presidentit rus,Vladimir Putin, të "largohet nga buza e greminës" në lidhje me konfliktin me Ukrainë.
"Ajo që do t'i them Presidentit Putin është, siç e kam thënë më parë, se besoj se ne të gjithë duhet të dalim nga skaji i greminës dhe besoj se Rusia duhet të largohet nga buza e greminës", u tha Johnson gazetarëve.
Duke iu referuar rritjes së çmimeve të energjisë, kryeministri britanik tha se ministri i Financave i qeverisë, Richie Sunak, po mendon të nisë një paketë masash për të ndihmuar botën të përballojë rritjen e kostove të energjisë.
"Ne të gjithë jemi të vetëdijshëm për presionet që njerëzit kanë mbi koston e jetesës dhe kjo është nxitur nga inflacioni që shihni në botë, veçanërisht kostot e energjisë," tha ai.
