Dy oficerë policie qëllohen për vdekje në rrethana misterioze

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në perëndim të Gjermanisë, pasi dy oficerë të policisë rrugore janë vrarë me armë zjarri gjatë orëve të para të së hënës teksa ishin në patrullim.

Policia e Kaizerslautern ka bërë me dije se kanë humbur jetën një oficere policie 24 vjeç dhe një efektiv 29 vjeç.

Rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta, por siç shkruajnë mediet gjermane, mësohet se 2 oficerët kanë raportuar në radio se ishin në rrezik për jetën.

‘Po na vrasin’, ishte fraza e fundit që u dëgjua në stacionin policor të Kuselit.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 4:20 minuta, ndërsa policët të cilët kanë qenë turni i natës ishin duke patrulluar në një autostradë në Ulmet.

Inspektorati Policor i Kuselit deklaroi se policët ishin në një patrullim rutinë dhe nuk ishte marrë vesh asnjë detaj i pazakontë çoi në ngjarjen fatale.

Rastet e vrasjes ndaj policëve në Gjermani janë mesatarisht të rralla, çka e bën ngjarjen e së hënës edhe më tragjike.