Valixhja e zezë brenda kamionit çon në burg shoferin italian, ia hedh fajin shqiptarëve: Kokainën do ia çoja atyre
Shoferi i kamionit, Massimo Fonnesu, i cili u ndalua nga policia italiane dhe brenda kamionit ju gjetën 12 kg kokainë ka mbetur në burg. Kështu ka vendosur gjyqtarja Caterina Interlandi gjatë seancës gjyqësore.
Burri i mbrojtur nga avokati Giuseppe Corda ka shfrytëzuar të drejtën për të mos u përgjigjur.
Operacioni i policisë italiane nisi mëngjesin e së enjtes, 27 janar në Isola Bianca, kur u ankorua anija nga Livoprno.
Policia ndaloi Massimo Fonnesu, 55 vjeç, dhe teksa kontrollonin automjetin që ai drejtonte, gjetën një valixhe të zezë.

Brenda kishte kokainë të pastër e ndarë në dymbëdhjetë pako nga një kilogram.
Shoferi tha se nuk e dinte se çfarë kishte brenda valixhes, duke shtuar se duhej t'ua dorëzonte atë shtetasve shqiptarë.
Por askush nuk u paraqit në vendin e treguar për dorëzimin dhe kështu Fonnesu i cili punon për një kompani transporti krejtësisht të palidhur me faktet) u arrestua për trafik droge dhe më pas u transferua në burgun Bancali.
