Video shokuese/Nëna hedh të bijën 3-vjeçare në kafazin e ariut
Nga OraNews Përditësimi i fundit 31 Janar 2022, 12:09
Një ngjarje e pabesueshme ka ndodhur në një kopsht zoologjik në Uzbekistan, kur një grua hodhi të bijën 3-vjeçare në kafazin ku strehohej një ari i murrmë.
Sipas shërbimit të kopshtit zoologjik vajza ka marrë plagë nga rënia dhe ndodhet nën mbikëqyrjen e mjekëve, për fat të mirë është jashtë rrezikut për jetën.
Në videon e publikuar nga Daily Mail, shihet gruaja teksa hedh në kafaz të bijën. Menjëherë rojet që ndodheshin në afërsi të kafazit e panë 3-vjeçaren dhe e larguan nga ariu.
Mediet e huaja shkruajnë se gruaja është arrestuar dhe rrezikon të dënohet me 15 vite burgim, me akuzën për tentativë vrasje.