Avokatë e gjyqtarë në Shkodër kundër hartës së re gjyqësore: Turp kombëtar

Harta e re gjyqësore e propozuar nga Ministria e Drejtësisë dhe Këshilli i Lartë Gjyqësor është kundërshtuar njëzëri edhe nga gjyqtarët dhe avokatët e Shkodrës, Lezhës, Tropojës e Kukësit.

Gjatë një tryeze diskutimi, ata e quajtën absurde mbylljen në rrethe të gjykatave të apelit dhe atyre administrative.

Një hap i tillë sipas tyre do të shkaktohet një kolaps në sistem dhe do të shtonte barrën financiare për qytetarët.

"Është turp kombëtar që bëni, si lihet pa gjykatë Apekli Shkodra, Korça, është një palaçllëk kombëtar që dashtë Zoti i vjen fundi sa më shpejt."

"Vetëm për qytetarët nuk mendonim si do shkojnë te gjykata, përmes sportelit?"

"Korrupsionin  në drejtësi e solli Gjykata e Apelit në Tiranë."

Nuk munguan as akuzat se takimi po bëhet sa për statistika pasi tashmë çdo gjë është vendosur. 

"Janë nënshkruar gjykatat, me i çu në Tiranë të gjitha, me shtu borxhet në Shkodër."

Zv/kryetari i Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe njëherësh përfaqësues i Ministrisë së Drejtësisë mbrojti propzoimet për ndryshime.

"Do ishte më mirë për një Gjykatë Kombëtare Apeli."

Të njëjtin qëndrim kundërshtues kanë mbajtur edhe avokatët e Sarandës e Gjirokastrës, të cilët kanë paralajmëruar dhe protestë deri në pezullim licence nëse projekti merr jetë.

Harta e re gjyqësore parashikon mbylljen e të gjitha gjykatave të apelit, dhe një sërë gjykatash të shkallëve të para në rrethe.