Justifikon rrogën, Petrit Vasili i LSI, deputeti më me shumë fjalime në Kuvend, 13 në 16 seanca

Deputeti i LSI-së në Kuvendin e Shqipërisë, njëherësh dhe nënkryetar i kësaj force politike, Petrit Vasili është një nga ligjvënësit shembullorë, madje më shembullori, kur është fjala për fjalime.

Sipas një monitorimi të Institutit të Studimeve Politike gjatë legjislacionit të fundit, shtator-dhjetor 2021, Petrit Vasili ka numrin më të madh të fjalimeve, 13 të tilla në 16 seanca plenare.

Pas tij renditen deputetët Jorida Tabaku dhe Taulant Balla me 12 fjalime, me dallimin se Balla ka folur së paku 6 herë në emër të grupit ndaj 2 rasteve të Tabakut.

Justifikon rrogën, Petrit Vasili i LSI, deputeti më me shumë