Armë e municione pa leje në banesë, arrestohet 42-vjeçari në Pogradec

Policia e Pogradecit ka arrestuar një 42-vjeçar për armëmbajtje pa leje.

Në pranga ka rënë Hasan.K, banues në Buzaishtë.

"Në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore se një shtetas posedonte armë zjarri pa leje, organizuan shërbimet, lokalizuan personin dhe ushtruan kontroll në banesën e tij, në fshatin Buzaishtë, Pogradec, ku gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatik, tre krehëra fishekësh, një kapsollë detonatore dhe një sasi municioni luftarak, të cilat i posedonte pa leje".

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për veprime të mëtejshme.

Armë e municione pa leje në banesë, arrestohet 42-vjeçariArmë e municione pa leje në banesë, arrestohet 42-vjeçariArmë e municione pa leje në banesë, arrestohet 42-vjeçari