Protesta e 8 janarit, PD kallëzim penal për Sokol Bizhgën dhe Spartak Brahon, ja akuzat

Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit të PD-së ka kallëzuar penalisht drejtorin e Drejtorisë së Forcave Lëvizëse Operacionale (FLO). Padia ndaj tij ka lidhje me protestën e 8 janarit te selia blu.

Sokol Bizhga akuzohet për veprat penale "vrasje e mbetur në tentativë", "shpërdorim detyre", "pengimi në ushtrimin e të drejtës për tu shprehur, grumbulluar apo manifestuar" dhe "shkelja e rregullave mbi lëndët helmuese".

Për të njëjtën ngjarje Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit të PD-së ka paraqitur padi penale edhe ndaj ish-deputetit Spartak Braho, të cilin e akuzon për shpifje.

Ish-deputeti i PS-së, Spartak Braho, habiti me deklaratën e tij se në protestën e thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha më 8 janar do të vritej deputeti Enkelejd Alibeaj.

Dhe pas kësaj deklarate së Spartak Brahos, deputeti Enkelejd Alibeaj u mor në mbrojte nga Garda e Republikës gjatë protestës së 8 janarit, ku do të shënoheshin dhe përplasje fizike mes mbështetësve të Bashës dhe atyre të Berishës, përplasje që kulmuan me ndërhyrjen e paprecedentë të policisë së shtetit, e cila nuk e kurseu gazin lotsjellës ndaj protestuesve.

Lidhur me këto ngjarje në selinë e PD-së më 12 janar Gjykata vendosi lirimin e 34 të arrestuarve, duke mos dhënë asnjë masë “arrest shtëpie”, vetëm “detyrim për paraqitje” dhe të tjerët pa masë sigurie.

Protesta e 8 janarit, PD kallëzim penal për Sokol Bizhgën dheProtesta e 8 janarit, PD kallëzim penal për Sokol Bizhgën dhe