Banorët braktisin Lubonjën për punë dhe shërbime, nga 2000 persona kanë mbetur 100
Braktisja nga largimi masiv po prek edhe fshatin Lubonjë në Selinicë të Vlorës. Nga 2000 banorë që dikur jetonin aty, sot kanë mbetur vetëm 100. Ata thonë se arsyeja e kësaj situatë është mungesa e infrastrukturës dhe e punësimit.
Fshati Lubonjë në Vlorë dita ditës po braktiset.
Shtëpitë e braktisura pa dyer e dritare e gati në rrënim, po shtohen dita ditës.
Dikur ishin rreth 2000 banorë, ndërsa sot numërohen rreth 100.
Të moshuarit që kanë mbetur aty, thonë se të rinjë janë larguar për shkak të mungesës së punës.
"Kanë ikur të gjithë, sa jashtë, sa në qytet."
"Fshati jeton me bujqësi dhe blegtori, këto janë zero."
Me nostalgji kujtojnë kohën kur sektorët e punësimit ishin të shumtë.
"Më përpara ka pasur punë, fabrika të grurit, lopë e pulari. Ishin të punësuar njerëzit.Tani në privat po gjete, po nuk gjete rri."
Prej vitesh nuk është investuar në infrastrukturë, ndaj dhe kushtet për jetesë bëhen më të vështira.
"Janë larguar nga ekonomia, me çfarë do të jetojnë këtu?"
Lubonja e Selenicës tashmë ofron shumë pak për banorët, ndaj nëse situata vijon e njëjtë, koha kur në të nuk do të ketë asnjë person, duket se nuk është e largët.







