Konsulli i Nderit i Ukrainës: Nuk do ketë luftë, konflikti ruso-ukrainas do zgjidhet në tavolinë
Të paktën 60 grupe të batalioneve teknike ruse, mbi 100,000 trupa dhe disa prej armatimeve më të avancuara të Rusisë në mënyrë të frikshme janë vendosur afër kufijve.
“Por edhe Ukraina nuk po rri kot. Askush nuk të lë të hysh në shtëpinë tënde pa u mbrojtur” thotë Bledi Bajraktari, Konsulli i Nderit i Ukrainës në Shqipëri.
Në studion e Ora News Bajraktari analizon situatën mes Rusisë e Ukrainës, aty ku sytë e të gjithë botës janë.
“ Mënyra më e mirë është të arrihet një konsensus përmes bisedimeve. Vërehet që dikush provokon duke thënë që do të ketë luftë por unë them se nuk do të ketë luftë” thotë ai.
Bajraktari i cili ka jetuar prej 9 vitesh beson se “Konflikti që nuk ka nisur në tavolinë do të zgjidhet në tavolinë ”
Po si e përjetojnë këtë tension të ngrirë ukrainasit vetë, dhe shtetasit që jetojnë atje?
"Miqtë e mi që jetojnë jo vetëm në Kiev më thonë se jeta e përditshme vazhdon normalisht. Nuk ka panik as frikë por një ndjesi kujdesjeje” tregon Bledi Bajraktari, Konsulli i Nderit i Ukrainës në Shqipëri në intervistë në studion e Ora News me gazetarin Klodi Karaj.
Rreth 5- 7 mijë shqiptarë jetojnë kryesisht në rajonin e Odesës dhe Zhaporozës dhe çdo vit Ukraina ofron 5 bursa për studentët shqiptarë
Ndërkohë Shqipëria po shihet si një atraksion turistik për shumë ukrainas.
"Nëse në 2013 kishim 1 çartër në 10 ditë sot kemi 13 çartera në javë” tregon ai.