Goditi mjeken në spitalin e Shijakut, arrestohet 33-vjeçari

Një 33-vjeçar është arrestuar nga policia e Shijakut për dhunimin e bluzave të bardha.

Në pranga ra shtetasi D. I., banues në Shijak. Mbi të rëndon vepra penale "Goditje për shkak të detyrës".

"Në ambientet e spitalit Shijak ka goditur shtetasen J. Ç., me detyrë mjeke në këtë spital" thotë policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.