Fushë Krujë, Shkolla 9-vjeçare “Iliria” po ngrihet

Fushë Krujë, Shkolla 9-vjeçare “Iliria” po ngrihet

Shkolla 9-vjeçare “Iliria” në Fushë-Krujë po rindërtohet tërësisht nga e para dhe parashikohet të jetë gati vitin e ardhshëm shkollor

Eshtë  investim prej 1 milion Euro të Qeverisë Kroate si pjesë e Fondit të Mbështetjes për Rimëkëmbjen e Arsimit pas tërmetit shkatërrues të 26 Nëntorit, 2019.

Shkolla po rindërtohet tërësisht nga e para me standardet më të larta ndërkombëtare të sigurisë sipas “Eurocode 8” për 131 nxënës, 13 mësues, 24 fëmijë dhe 1 edukatore

Sekretarja e Parë e Ambasadës Kroate në Tiranë Maja Drmač dhe përfaqësues të UNDP Albania inspektuan nga afër punimet .

Gjatë inspektimit, ndër të tjera Znj. Drmač tha se: Ne mezi presim që 150 fëmijët e shkollës 9-vjeçare “Iliria” dhe 13 mësuesit të rikthehen në bankat e shkollës për vitin e ri akademik. Shkolla që po ndërtohet do të jetë me standardet më të mira evropiane: më e madhe, më e sigurtë dhe e pajisur me të gjithat mjetet moderne për mbarëvajtjen e procesit mësimor”.