Kokaina me fytyrën e Eskobarit në Durrës, dosja i kalon për hetim SPAK
Nga Elton Qyno Përditësimi i fundit 28 Janar 2022, 13:03
Një javë pasi Gjykata e Apelit Durrës, vendosi lirimin nga qelia të administratorit të kompanisë Masabi Fruits, Erion Peti, Prokuroria e këtij qyteti vendosi të shpallë moskopetencën për dosjen.
Vendimi është marrë pak ditë më parë nga prokuroria duke ja kaluar për hetime të mëtejshme dosjen penale Prokurorisë së Posaçme SPAK.
Erion Peti, tashmë i lirë dhe ortaku i tij Klajdi Xibraku ende në burg, do të hetohen nga SPAK pasi në kontejnerin e kompanisë së tij policia gjeti dhe sekuestroi plot 143 kg kokainë.
Kokaina ishte mbështjellë me një ambalazh ku ishte vendosur fotoja e Pablo Eskobar dhe mbishkrimi "El Mijor".
