Lushnje/Vetëplagoset aksidentalisht me armë gjahu në banesë, i moshuari vdes në spital
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Janar 2022, 08:10
Një i moshuar në Lushnje ka gjetur vdekjen pasi është vetëplagosur aksidentalisht me armën e gjahut. Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 05:45, në fshatin Krutje e Sipërme.
Dyshohet se në banesë është vetëplagosur me armë gjahu shtetasi Ndrek.Sh, 82 vjeç, i cili ka ndërruar jetë në spitalin e Lushnjes.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

