Defekt në një transformator në Tiranë, disa zona pa energji elektrike

OST ka njoftuar se si pasojë e një defekti në transformatorin nr. 3 në kryeqytet kanë mbetur pa energji elektrike disa zona në Tiranë.

Në njoftim theksohet se OSSH po bën manovrimet e mundshme për t'i dhënë energji institucioneve të rëndësisë së veçantë, përmes skemave unazë.

Njoftimi i plotë:

Sipas informacionit paraprak nga operatori i nënstacionit Rajonal të OST eshte stakuar celesi 20kV i Transformatorit nr3.  Për rrjedhojë, jane stakuar edhe çelesat 20kV të te gjithe fidrave te ketij seksioni. Paralelisht me informacionet qe po jep OST, OSSH po ben manovrimet e mundshme per ti dhene energji institucioneve te rendesisë së veçantë, përmes skemave unazë.

Zonat pa energji jane:

Rr Siri Kodra, Bajram Curri, Frigoriferi, Rr Mine Peza, 8 Marsi, Mehmet Brocaj, Rr Ferit Xhajko, Gjon Buzuku, Ibrahim Buzhiqi, 5 Maji( pjeserisht), Medreseja, Rr. Niko Avrami, Allias, Halil Beka, Njazi Meka, Serat, Qendra Spitalore “Nene Tereza”, SHISH, Shik, Spitali Ushtarak, Rr Besa, Rr 5 Maji, Rr e Dibres, TV brenda territorit të ish-Kinstudios, Bathore dhe Reparti Ushtarak 1006.

Theksojme se numrat e vendosur ne dispozicion nga dispeceria Tirane jane ne funksion te plote, por lidhja me to eshte paksa e veshtire per shkak te fluksit.