Fëmija flet me macen çdo ditë, video bëhet virale në rrjet
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Janar 2022, 22:55
Një video ku shihet një vogëlushe teksa flet me macen çdo ditë është bërë virale në rrjet.
Video është postuar nga nëna e vogëlushes e cila shkruan se kanë çdo ditë minibiseda.
“Çdo ditë vajza ime dhe kotelja Tabby kanë mini-biseda. Nuk e kam idenë se për çfarë po flasin, por është gjithmonë gazmore. Shpresoj që t’ju pëlqejë njësoj si unë”, shkroi në YouTube me një regjistrim nëna e foshnjës Lenny.
Video ka marrë më shumë se 10 milion shikime.
