Në pritje të emrave si kandidatë, nis dita e dytë e garës presidenciale në Itali

Parlamenti italian ka nisur sot ditën e dytë të votës për zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës.

Dita e parë është mbyllur pa asnjë rezultat e pa emra kandidatësh zyrtarë, prezantuar nga grupet e forcat politike. 

Nga 1009 votues , senatorë, deputetë e delegatë, 672 prej tyre kanë votuar skedë të bardhë, pa asnjë emër kandidati për të qenë Presidenti i ri.

Me shumë gjasa  dhe dita e dytë do të  vazhdoj të sjell "një tym të zi", e vështirë të imagjinohet të ketë një emër që do të mund të marr sot dy të tretët e votave të parlamentit.

Liderët e koalicioneve politike po punojnë për përgatitjen e një liste kandidatësh qe mund të marrin kuorumin o shumicën absolute të votave. 

Matteo Salvini e aleanca e partive të djathta është kundër emrit të Mario Draghit si President i Republikës, e kanë hedhur poshtë mundësinë e zërat për krijimin e një qeverie të re, nëse kryeministrit aktual do të jetë kandidat si kreu i shtetit.

Emrat e mundshëm që e djathta italiane si mazhorancë qeverisëse pritet të bëjë janë kryetarja e senatit Maria Elisabetta Casellati, ish-magjistrati Carlo Nordio  e ish kryetari i Senatit Marcello Pera.

Kandidatura e Draghit për këtë pozicion mbështetet nga e qendra e majtë italiane. Kreu i Partisë Demokratike Enrico Letta, e konsideron figurën e tij si një aset i jashtëzakonshëm për vendin e mjaft i rëndësishëm për të mbuluar këtë rol institucional.

Për Partinë Italia Viva, me lider ish kryeministrin Matteo Renzi, kandidat i vlefshëm për të qenë President i Republikës, është Franco Frattini, ish ministër i jashtëm në qeverinë e Berlsuconit.

Për Matteo Renzin, Matteo Salvini, lider i qendrës së djathtë italiane, e i shumicës qeverisëse ka në dorë lojën e vështirë të kësaj gare presidenciale, qe ai e ka quajtur olimpiadë, me shumë zgjidhje në duar.

Sipas tij Salvini mund të propozoj një emër nga koalicioni i djathtë, një emër që mund të ketë mbështetjen e Lëvizjes 5 Yje e liderit të saj Giuseppe Conte, ose një emër jashtë frymës politike por që bashkon të gjithë.

Ethet e garës presidenciale vazhdojnë në mbledhje partiake, e takime të liderëve të tyre me njëri-tjetrin.

E gjatë pasdites së sotme, partitë e djathta kanë deklaruar se do të mbajnë një konferencë shtypi.

Ndoshta mund të kenë arritur në një listë emrash apo kandidaturë të përbashkët.