Bisedat për seks dhe alkooli shkelin vlerat tradicionale/ "Mollë sherri" filmi i parë në gjuhën arabe

Filmi i parë në gjuhën arabe, i shfaqur në Netflix, ka ndezur polemika në Egjipt për përçmim të çështjet morale  dhe minim të vlerave tradicionale.

Filmi "Dearest Friends"  tregon personazhet që  diskutojnë rreth eksit dhe marrëdhënieve jashtëmartesore, duke pirë alkool.

Filmi cili zhvillohet në Liban, është një ribërje e filmit italian të vitit 2016, "Perfect Strangers".

Aktorët egjiptianë dhe kritikët e filmit kanë shprehur gjithashtu mbështetje për filmin. Komploti i filmit sillet rreth shtatë miqve që takohen për darkë. Ata vendosin të luajnë një lojë në të cilën të gjithë vendosin celularët e tyre në tavolinë, duke lejuar që çdo mesazh apo telefonatë e re të shihet  nga të gjithë.

Diskutimet rreh seksit janë konsideruar ofendues dhe shkelje e vlerave tradicionale.

Deputeti dhe gazetari i njohur, Mustafa Bakry, tha se ishte ankuar te kryetari i parlamentit egjiptian për kineastët.   

Ai u kërkoi autoriteteve të vendit të ndërpresin bashkëpunimin me Netflix "pasi ky nuk është filmi i parë që synon vlerat dhe traditat e shoqërive egjiptiane dhe arabe".