Kërcënohet gjyqtarja, i publikojnë videot intime

Gjyqtarja italiane Diana Di Meo, ka deklaruar se disa faqe i kanë vjedhur disa video intime dhe ia kanë publikuar në rrjetet sociale.  

Në një video të shpërndarë në profilin e saj në Instagram, Di Meo dëgjohet të thotë se e gjitha po bëhet për hakmarrje, ndërsa thotë se ndihet e kërcënuar.

Më tej shprehet se dikush tjetër mund të jetë në vendin e saj, dhe ju bën thirrje të gjithë atyre që janë në një situatë të tillë ta raportojnë.

“Ata po shpërndajnë videot e mija private në rrjetet sociale si Telegram dhe WhatsApp, të cilat unë nuk i kam shpërndarë dhe dikush i ka regjistruar pa dijeninë time. Janë video hakmarrëse. Sot viktima jam unë, nesër mund të jetë një person i afërt që ndoshta tani po shikon videot dhe buzëqesh. Kush përballet me një situatë ta raportojë. ”-u shpreh gjyqtarja 22-vjeçare.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Diana Di Meo (@dianadimeo_)