Autobusi përplaset me dyqanin, 19 të plagosur, mes tyre dhe fëmijë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Janar 2022, 22:41
Të paktën 19 persona kanë mbetur të plagosur pasi një autobus është përplasur me një dyqan në Londër.
Mediat e huaja bën me i dije se mes të plagosurve është edhe shoferi.
Sipas mediave se pesë persona u dërguan në spital mes të cilëve tre fëmijë.
Si ndodhi ngjarja
Autobusi është përplasur me godinën ku ndodhet nënstacioni elektrik në Selëyn Avenue. Në vendngjarje kanë mbërritur autoambulancat për t’i ofruar ndihmën e parë të lënduarve.
Shkolla Highams Park tha se disa nga nxënësit e saj ishin në autobus në momentin e përplasjes.
Në lidhje me aksidentin, autoritetet kanë nisur hetimet.

