Ra borë në qendër të qytetit të Antalias pas 29 vitesh, qytetarët u argëtuan si fëmijë
Në qendër të Antalias ra borë pas 29 vitesh. Banorët e qytetit e gdhinë duke shijuar borën si të çmendur. Pritet që reshjet e borës të humbasin efektin në Antalia pas mëngjesit të nesërm.
Trashësia më e madhe e borës në kohë e regjistruar në Antalia është 5 cm dhe ra më 7 janar 1993. Fenomeni u përsërit dimrin e këtij viti.
Bora qendër të qytetit ka nisur rreth orës 03.00 të mëngjesit të sotëm. Reshjet u panë në formë shiu dhe bore në zonat bregdetare dhe borë në zonat me lartësi të madhe.
Banorët e Antalias që morën lajmin se do të binte borë në mëngjes, nuk mund të flinin natën. Ata zbritën në qendër të qytetit me familjet e tyre dhe përjetuan një gëzim të madh.
Ndërkohë që bora, e cila herë pas here e shtonte intensitetin e saj, shkrihej sapo binte në tokë, shumë persona i shikonin ato momente me celularët e tyre.
Ndërsa disa prej tyre vraponin dhe argëtoheshin nën dëborë, të tjerë ndanë emocionet e tyre duke thirrur të dashurit e tyre larg.
Dr. Mehmet Ayni tha: "Jemi shumë të lumtur. Pritëm deri në këtë orë që të bjerë bora. Vajza ime donte me patjetër ta shihte prandaj nuk mund të flija edhe pse isha në shërbim në spital. E solla vajzën time për të parë borën."
Ndërsa Esma Yılmaz shpjegoi se ishte në klasën e parë fillore, 29 vjet më parë, kur e përjetoi për herë të parë këtë emocion.
"Unë isha nxënëse në klasën e parë fillore në atë kohë. Tani kam mundësinë ta shoh përsëri. Nuk kemi fjetur që të shikoj borën me fëmijët e mi. Ne ishim të befasuar."
Duke shpjeguar se nuk kishte parë kurrë më parë borë, Mehmet Emin Korkmaz tha: "U zgjova herët në mëngjes për të parë borën. Jam shumë i emocionuar. Jam i lumtur dhe i emocionuar".
I habitur ka mbetur edhe roja i sigurisë Serbulent Yavuz, i cili ka hipur në makinën e tij për të shkuar në punë në mëngjes.
Yavuz, i cili pastroi mbulesën e borës që mbulonte makinën e tij, tha: "Isha 5 vjeç kur ra borë në Antalia 29 vjet më parë. Në atë kohë, bora ishte në tokë. Sot, isha i lumtur kur pashë reshjet e borës"
