Biden acarohet keq, shan gazetarin: Çfarë idioti, biri i k****s

Gabim apo shpërthim i qëllimshëm? Presidenti amerikan, Joe Biden, ofendoi një gazetar ditën e djeshme, teksa një numër i madh i përfaqësuesve të shtypit po largoheshin pas një eventi të organizuar në Shtëpinë e Bardhë.

Kur një gazetar i "Fox News"  e pyeti presidentin nëse mendonte se inflacioni është një përgjegjësi politike, Biden u përgjigj me sarkazëm "dhe një tjetër inflacion është avantazh i madh."

Më pas duke pëshpëritur dhe duke menduar  se mikrofoni ishte  mbyllur ai tha "Çfarë idioti, biri i k***ës" , («What a stupid son of a bitch»).

Fjalori banal i presidentit u përfshi në regjistrimin zyrtar gjatë fjalimeve në eventin që u organizua në shtëpinë e bardhë.

Kohët e fundit, Joe Biden po sulmon gjithnjë e më shumë gazetarët sepse ata e pyesin për tema që ai nuk i pëlqen.

Të enjten, një tjetër gazetare e Fox News u u sulmua Biden kur e pyeti: "Pse prisni që presidenti rus Vladimir Putin të bëjë lëvizjen e parë?" me presidentin amerikan që e quajti pyetjen marrëzi.