"Biri i k****s" / Gazetari që acaroi presidentin amerikan: Biden më kërkoi falje
Peter Duches është gazetari i "Fox News" që acaroi presidentin amerikan deri në atë pikë, ku ky i fundit i tha "Çfarë idioti, biri i k****s" (sigurisht Biden ka menduar se mikrofoni i tij ka qenë i mbyllur).
Kur Peter pyeti presidentin nëse mendonte nëse inflacioni është një përgjegjësi politike, Biden humbi kontrollin dhe u përgjigj me sarkazëm "dhe një tjetër inflacion është avantazh i madh."
Më pas duke pëshpëritur dhe duke menduar se mikrofoni ishte mbyllur ai tha "Çfarë idioti, biri i k***ës" , («What a stupid son of a bitch»).
Megjithatë, sipas medieve amerikane, Biden e telefoni gazetarin Peter Doocy për t’i kërkuar falje për incidentin.
Gazetari tha se rreth një orë pas incidentit, Biden nxitoi për të sqaruar situatën.
"Biden më mori në telefon dhe më tha: Nuk kam asgjë personale me ty. Ndërsa unë i thashë se do përpiqem gjithmonë ta pyes diçka ndryshe nga ajo që të gjithë e pyesin”.
Biden numëron një rekord gafash dhe sharjesh me mikrofon, që nga viti 2010 kur i tha presidentit të atëhershëm Obama se ‘nënshkruam një marrëveshje të ndyrë’, gjatë një deklarate live.
Gafat e Biden do të vinin edhe më vonë madje edhe gjatë fushatës zgjedhore të vitit të kaluar, kur deklaroi në Karolinën e Veriut se unë po garoj për senator dhe jo për president.
Një tjetër episod ishte kur ngatërroi motrën me bashkëshorten e tij Jill Biden.

