Shqiptaro-malazezi paralajmëron kryeministrin: Kushdo që shkel kushtetutën, do mbajë përgjegjësi
Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka paralajmëruar se kryeministrin Zdravko Krivokapiç se nëse do të shkelë rendin kushtetues, do të marrë përgjigje të menjëhershme.
Kreu i Lëvizjes qytetare URA ka thënë gjithashtu se Krivokapiç këshillohet nga njerëzit gabuar.
Abazoviç: Po dërgoj një mesazh serioz, nëse dikush dëshiron të prekë rendin kushtetues me veprime të paligjshme, ai do të ketë një përgjigje të menjëhershme. Gjatë gjithë kohës mendoj se kryeministri këshillohet nga njerëzit e gabuar dhe gjithçka që ka bërë këto ditë janë e kundërta nga ato që ai donte të arrinte.
I pyetur lidhur me negociatat e Malit të Zi me BE-në, shqiptaro-malazezi tha se gjithçka do të përfundojë kur qeveria e Krivokapiçit të rrëzohet.
Abazoviç: Negociatat me Bashkimin Evropian do të fillojnë nga 4 shkurti.
Në 4 shkurt do të mbahet seanca e jashtëzakonshme për mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë aktuale.
Kryeministri Krivokapiç shkarkoi të hënën Abazoviçin nga kreu i Këshillit Kombëtar për Luftimin e Korrupsionit të Nivelit të Lartë, ndërsa në 3 shkurt pritet që të mbahet seanca për shkarkimin e shqiptaro-malazezit nga posti i zëvendëskryeministrit.
Lidhur me këtë Abazoviç u shpreh se ishte i gatshëm të shkarkohej, pasi ajo do të zgjaste vetëm 1 ditë, sepse të nesërmen do të rrëzohet qeveria.

