Përplasen dy mjete në Vlorë, plagoset një person

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Vlorë, ku si pasojë një person ka mbetur i plagosur.

Policia bën me dije se , në rrugën " Kosova", Vlorë, automjeti tip "Mercedes Benz",  me drejtues shtetasin L. J., është përplasur  me  motomjetin  tip " Honda”.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i motomjetit, i cili ndodhet në spitalin Rajonal Vlorë, nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor i cili punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.